
Studio Gjuhë Gjermane
Hybrid & Career-Driven Education
BA në Gjuhë Gjermane
Programi i Gjuhës Gjermane – Përkthim dhe Interpretim është krijuar për të zhvilluar profesionistë të komunikimit ndërkombëtar, të aftë për të përkthyer, interpretuar dhe komunikuar në mjedise akademike, biznesore dhe institucionale në gjuhën gjermane. Duke kombinuar kompetencat gjuhësore, teknologjitë moderne të përkthimit, inteligjencën artificiale dhe përvojën praktike, studentët përgatiten për një treg global ku komunikimi shumëgjuhësh dhe ndërkulturor është një nga aftësitë më të kërkuara.
Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik
Forma e studimit: Full Time
Diploma e akorduar: Bachelor në Gjuhë Gjermane - Përkthim dhe Interpretim
Mëso të përdorësh inteligjencën artificiale dhe teknologjitë profesionale të përkthimit për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e punës tënde. Zhvillo aftësi të avancuara në përkthim, interpretim, komunikim ndërkulturor dhe shkrim profesional në gjuhën gjermane. Puno në projekte reale për përkthim dhe interpretim, duke bashkëpunuar me institucione, organizata dhe partnerë të industrisë. Forco kompetencat në komunikim ndërkombëtar, mendim kritik dhe analizë gjuhësore për t'u dalluar në një treg gjithnjë më global. Përgatitu për karrierë në organizata ndërkombëtare, kompani private, media, diplomaci, arsim apo si përkthyes dhe interpret i pavarur. Diplomohu me një portfolio profesionale, përvojë praktike dhe aftësi digjitale që të japin avantazh në tregun e punës.
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Gjuhë Gjermane I
6 ECTS
Aftësitë e të shkruarit dhe analiza e tekstit
6 ECTS
Morfologjia e gjuhës shqipe
6 ECTS
Morfologjia e gjuhës gjermane
6 ECTS
Aftësi studimi (C)
2 ECTS
Hyrje në studimet e përkthimit
6 ECTS
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Gjuha gjermane II
6 ECTS
Praktika e Përgjithshme e Përkthimit
6 ECTS
Sintaksa e gjuhës gjermane
6 ECTS
Metodat Hulumtuese
6 ECTS
Sintaksa e gjuhës shqipe
6 ECTS
Lëndë zgjedhore: Komunikimi ndërkulturor Të folurit në publik
6 ECTS
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Gjuha gjermane III
6 ECTS
Redaktim, rishikim dhe sigurim i cilësisë
6 ECTS
Aftësitë para-interpretuese
6 ECTS
Punëtori për Përkthim I
6 ECTS
Lëndë zgjedhore: Anglishtja si gjuhë e huaj I Komunikimi profesional dhe praktika administrative Menaxhimi i projekteve
6 ECTS
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Gjuha gjermane IV
6 ECTS
Punëtori për Përkthim II
6 ECTS
Hyrje në interpretim
6 ECTS
CAT dhe Inteligjenca Artificiale në Përkthim
6 ECTS
Lëndë zgjedhore: Kultura dhe qytetërimi i vendeve DACHL Anglishtja si gjuhë e huaj II Hyrje në gazetari
6 ECTS
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Gjuha gjermane V
6 ECTS
Punëtori për Përkthim III
6 ECTS
Orientim dhe internship në karriere
6 ECTS
Përkthim radhor
6 ECTS
Lëndë zgjedhore III: Sipërmarrja Diskursi politik dhe përkthimi Anglishtja si gjuhë e huaj III
6 ECTS
Numri
Emri i lëndës
ECTS
Hyrje në përkthimin simultan
6 ECTS
Përkthim audiovizual
6 ECTS
Përkthim letrar
6 ECTS
Përkthim për Administratë dhe Biznes
6 ECTS
BA Tema (Projekt Përmbyllës Përkthimi)
10 ECTS

Karriera pas studimeve
Pas diplomimit, do të jesh i përgatitur për të ndërtuar një karrierë në sektorë ku komunikimi në gjuhën gjermane është thelbësor, si në Kosovë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.
Mund të punosh si:
Përkthyes profesional
Interpret konsekutiv dhe simultan
Specialist i komunikimit ndërkombëtar
Koordinator projektesh në organizata ndërkombëtare
Specialist për lokalizim dhe përmbajtje shumëgjuhëshe
Zyrtar për marrëdhënie me klientë dhe partnerë gjermanofolës
Bashkëpunëtor në institucione publike, kompani dhe media
Përkthyes ose interpret i pavarur (Freelancer)
Programi të përgatit gjithashtu për vazhdimin e studimeve dhe zhvillimin profesional në fushën e përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkombëtar.