
Rreth
Kolegjit
Universum
Hybrid & Career-Driven Education
Kush
jemi ne?
Hybrid & Career-Driven
Education
Pse Kolegji Universum?
Sepse e ardhmja kërkon më shumë se një diplomë. Në Kolegjin Universum, studimet janë të ndërtuara për botën reale, duke kombinuar teknologjinë, fleksibilitetin dhe përvojën praktike për t'ju përgatitur për sukses në karrierë.
Çfarë e bën Universumin ndryshe?
Inteligjencë artificiale e integruar në përvojën e të nxënit
Studime fleksibile dhe hibride që përshtaten me stilin tuaj të jetesës
Rrugë studimi të personalizuara sipas interesave dhe objektivave tuaja
Projekte reale dhe bashkëpunim me industrinë gjatë studimeve
Mentorim akademik dhe mbështetje për zhvillimin e karrierës
Diplomë e mbështetur me portfolio profesionale dhe aftësi të dëshmuara

Misioni Jonë
Në Universum, ju nuk përgatiteni vetëm për të diplomuar — përgatiteni për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe për të krijuar ndikim në botën e së ardhmes.
Vizioni Jonë
Të vendosim standarde të reja në arsimin e lartë duke krijuar një ekosistem modern të të nxënit, ku teknologjia, kreativiteti dhe përvoja praktike fuqizojnë studentët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Akreditimi
KU është i akredituar nga AKK.
Akreditimi institucional është konfirmimi zyrtar se Kolegji Universum plotëson standardet kombëtare të cilësisë në arsimin e lartë. Ky proces vlerësohet nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe garanton se programet dhe shërbimet tona akademike janë të besueshme dhe të orientuara drejt rezultateve cilësore. Për studentët tanë, akreditimi nënkupton siguri: diplomë e njohur dhe një rrugëtim akademik me vlerë reale. Çdo program i ofruar nga KU ka kaluar nëpër një vlerësim rigoroz të infrastrukturës akademike, kurrikulave dhe kapacitetit institucional. Rezultati është një ofertë e plotë dhe e certifikuar, e ndërtuar për të mbështetur zhvillimin profesional të secilit student. Akreditimi nuk është vetëm formalitet institucional, por edhe një detyrim i vazhdueshëm ndaj cilësisë. Ne vazhdojmë të investojmë në staf, infrastrukturë dhe inovacion akademik, me synimin për të ofruar një eksperiencë studimi të krahasueshme me standardet europiane.